Kryefaqja Aktualitet Frikë për përhapjen e Lisë së Majmunit, mjeku Kalo: Informim dhe jo...

Frikë për përhapjen e Lisë së Majmunit, mjeku Kalo: Informim dhe jo Panik

0
Shpërndaje

Nga Tritan Kalo, mjek infeksionist

Kam marë shumë kërkesa në inbox për informim mbi këtë sëmundje mbrëmjen e shkuar, meqënëse ndonjë portal, jo për profesionistët e mjekësisë, edhe ne shqip ka përhapur lajmin e diagnostikimit të rastit të parë në Europë, më saktësisht në Britani të Monkey pox (Lisë së majmunit), po ndaj me ju disa informacione për këtë sëmundje, si dhe linkun britanik të botimit të këtij lajmi.

Në konceptin epidemiologjik të mundësisë së përhapjes të sëmundjeve ngjitëse, e gjithë Bota tashmë konsiderohet si një Fshat i vetëm.

Monkey pox u zbulua për herë të parë më 1958, kur dy epidemi të kësaj sëmundje u observuan në majmunët e laboratorëve të kërkimeve shkencore të kohës, nga rrjedh dhe emri “Monkey pox”.

Rasti i parë në njerëz u observua më 1970 në Republikën Popullore të Kongos gjatë punës intensive për zhdukjen e Smallpox (Variola major, Variola vera), Lisë së vërtetë për të cilën brezi ynë është vaksinuar, POR që më 1982 kjo sëmundje nuk ekziston më, ndaj dhe OBSH-ja ka vendosur që vaksinimi për këtë sëmundje është tashmë i pakuptimt.

Epidemija e fundit e Lisë së vërtetë (Variola vera) në Europë ka qenë ajo e ish Jugosllavisë (me saktësisht e Kosovës) më 1972. Rezervuarë kryesorë të virusit = bartësit e tij në Afrikë janë ende jo plotësisht të mirënjohur, por dyshohet se brejtësit luajnë një rol në transmetimin e sëmundjes.

Lija e majmunit (Monkey pox) është një sëmundje virale beninje shumë e rrallë, e cila nuk përhapet shpejt nga kontakti i ngushtë më personin e infektuar, pra nuk përhapet me lehtësi në popullatë. Fillon me një sindromë klinike të ngjashme me gripin pas një periudhe inkubacioni prej 7-14 ditësh me ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ethe, këputshmëri.

Brenda 1-3 ditësh të shfaqjes së ethes i sëmuri shfaq një rash/skuqje fillimisht në fytyrë, duke u përhapur më pas në të gjithë trupin. Lezionet tipike të sëmundjes zhvillohen më pas si macula, papula, vezikula, pustula dhe kruste, lezione tashmë të mirënjohura për këdo që ka kaluar varriçelën (linë e dhënve sikundër e emërton atë populli). Në përgjithësi është një sëmundje e vetëkufizuar dhe shumica e të prekurve nga kjo sëmundje shërohen brenda disa javëve. Megjithatë raste të rënda vdekjeprurëse të saj mundet të shfaqen në një numër shumë të kufizuar individësh, me imunitet tashmë të lënduar./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here