Frutat dhe perimet na mbrojnë nga iktusi

frutaKonsumimi i 200 gramë frutave në ditë e ul rrezikun e iktusit (goditjet) me 32%, ndërsa me 200 gramë perime rreziku ulet me 11%. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Universiteti i Kuingdaos, në Kinë. Studimi i fundit ka marrë parasysh të dhënat e 20 studimeve të tjera të kryera në 20 vitet e fundit mbi 760 mijë burra dhe gra që kishin pësuar iktus (goditje) në gjithë kontinentet, përfshirë Evropën.

“Faktori mbrojtës cilësohet të jetë universal dhe të mirat janë të qëndrueshme si për meshkujt dhe për femrat dhe për çdo lloj moshe”, tha drejtuesi i studimit në një komunikatë për shtyp, bën të ditur agjencia italiane ANSA.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni