Kryefaqja Box 4 Frutat e thata: Ja cilat janë më të mirat për shëndetin

Frutat e thata: Ja cilat janë më të mirat për shëndetin

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Të gjitha frutat e thata janë të shëdetshme. Ato janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme (yndyrna mono, të ngopura dhe të pangopura) dhe ju orfojnë shumë vitamina dhe minerale si: acid folik, vitaminë E, vitaminë B6, dhe minerale si magnez, kalium, zink, selen etj. Përveç këtyre frutat e thata janë gjithashtu të pasura me fibra dhe proteina.

Sipas dietologeve, sugjerohet të konsumohen shumllojshmëri frutash të thata në mënyrë që të merrni sa më shumë vlera ushqyese.

Ja disa nga frutat e thata me të shëndetshme:

Bajamet: përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme dhe janë më të pasura me fibra dietike në krahasim me frutat e tjera të thata. Janë të pasura me vitaminë E, ndihmojnë në uljen e inflamacionit tek pacientët që vuajnë nga diabeti i Tipit 2.

Fisktikët: janë frutat e thata më të pasura me kalium dhe vitaminë B6, krahasuar me të tjerat. Ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës, kontrolojnë presionin e lartë të gjakut etj.

Arrat: janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3. Arrat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, ulin kolesterolin e keq dhe ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Arrat mund të luftojnë inflamacionin.

Lajthitë: janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe folateve në krahasim me arrat e tjera. Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë disa kokrra lajthi çdo ditë.

Stikat e pishës: janë të pasura me vitaminë K dhe fosfor në krahasim me frutat e tjera të thata.

Burmi: HEALTH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here