“Fundi i COVID-19 është ende larg”, mjeku që është në front të luftës tregon çfarë po ndodh tek Infektivi

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por sipas tij, ka edhe dritë në fund të këtij tuneli.

Ndërkohë që tregon si nis e vazhdon dita për ekipin mjekësor, që po lufton në vijën e parë virusin vdekjeprurës, mjeku Kalo shton se duhet vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional, pasi janë të shqiptarët në të njëjtën anije.

Mesazhi i mjekut Kalo:

1.04.2020…Dita e parë e një muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…

JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara