Fundi i sëmundjes së Sidës? Eksperimentohet një vaksinë e re

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV AIDS, vijnë lajme shprese për të gjithë njerëzit e infektuar me këtë virus. Ka nisur në Afrikën Jugore eksperimentimi i një vaksine të re, e cila mund t’i japë fund sëmundjes së Sidës.vaksine

Hulumtuesit shkencorë shpresojnë që vaksina, e quajtur HVTN 702, mund të çojë në zhvillimin e një kure për virusin HIV, i cili infekton 37 milionë njerëz dhe vret mbi 1 milion çdo vit.

5,400 meshkuj dhe femra nga Afria e Jugut, seksualisht aktivë, të moshës 18-35 vjeç, do të marrin pjesë në testimin e ilaçit të ri, i cili është prodhuar nga kompanitë farmaceutike Sanofi Pasteur dhe GSK.

Nismës së re i janë bashkuar edhe Instituti Kombëtar Amerikan i Sëmundjeje Alergjike dhe Infeksioneve, ushtria amerikane, Këshilli Afrikano-Jugor  i Kërkimeve Mjekësore dhe Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Shkencëtarët do të testojnë efikasitetin dhe efektet anësore të vaksinës, e cila është një version i modifikuar i vaksinës së mëparshme, e quajtur RV144. Kjo vaksinë është testuar në vitin 2009 tek më shumë se 16 mijë tajlandezë, e cila rezultoi efektive tek 31% e tyre.

Edhe pse përqindja ishte e vogël, ajo u dha shpresë shkencëtarëve në gjetjen e një kure përfundimtare për parandalimin dhe trajtimin e HIV AIDS.

Ndërsa vaksina e re shkencëtarët shpresojnë që të rezultojë 50% efektive. Gjysma e pjesëmarrësve në studim do të marrin vaksinën e re, ndërsa gjysma tjetër një ilaç të zakonshëm. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pesë injektime për një vit, së bashku me një ilaç që do të rrisë sistemin imunitar.

Rezultatet e studimit priten të dalin në fund të vitit 2020.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha