“Power of Multimedia – Bridges of Diversity” është projekti i vitit 2016 – 2017, i organizatës “Youth4Society ”, i cili financohet nga Komisioni Europian, nën programin Erasmus+.
Partnerët e konsiortumit identifikuan disa nevoja kryesore te të rinjve si psh. : nevoja për të promovuar praktika të suksesshme të organizatave të cilat punojnë në fushën e diversitetit kulturor, nevoja për të thyer paragjykimet ndërmjet të rinjve dhe nevoja për të gjetur mënyra innovative për të arritur këtë gjë, nevoja për fuqizimin e organizatave të reja dhe krijimin rrjeteve të reja etj. Në këtë mënyrë lindi idea e shkrimit të këtij projekti, në të cilin do të marrin pjesë të rinjë nga vënde të ndryshme të Europës dhe Ballkanit, si : Anglia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Romania, Serbia, Turqia, Kosova.
Qëllimi kryesor i këtij projektit është të zhvillojë kompetencat e te rinjëve të cilët punojnë dhe angazhohet në organizata, në përdorimin teknikave te multimedias në punën me të rinjtë e tjerë, kryesisht përmes fotografisë dhe video për të promovuar imazhin pozitiv të diversitetit kulturor.
Ky projekt përbëhet nga tre aktivitete kryesore :
- Trajnimi i të rinjëve ne temën : “ Diversiteti Kulturor përmes Multimedias ”
- Shkëmbimi rinor me temën : “ Sill ndryshimin ”
- Seminari me punonjësit e rinj me temën : “ Ura e Diversitetit ”
Në qëllimet specifike të projektit mund të përmëndim : zhvillimi i kompetencave të punëtorëve të rinj evropianë, sidomos në fushën e përdorimit të multimedias dhe nxitjen e diversitetit kulturor; promovimi I teknikave Inno Lab, multimedia dhe edukimin jo formal midis liderve të rinjve në promovimin e diversitetit kulturor, të promovojë diversitetin kulturor si një burim për societ tonë, të eksplorojë vlerat evropiane të tilla si diversiteti kulturor, demokracia dhe të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e tyre për të rinjtë në vendet partnere.
Nga data 14 Prill 2017, po mbahet seminari final i ketij projekti, me pjesemarrjen e te rinjve nga tete shtete partnere ne projekt. Ky seminar do te zgjas deri me date 21 Prill 2017. Gjate ketij seminari do te elemente kyce te cilat i referohen diversitetit kulturor, si psh : kultura personale, identiteti, kombesia, feja dhe besimet, konteksti i jeteses, tensioned, steriotipet dhe paragjykimet.
Gjate seminarit do te punohet mbi produktin final, i cili do jete nje film i shkurter mbi tematiken e diversitetit kulturor. Nderkohe gjate dy aktiviteteve parardhese jane publikuar nje gazete online, e shkruar nga pjesemarresit ne aktivitet, si dhe dy filma mbi tematiken e diversitetit kulturor. Keto produkte te aktiviteteve, mund ti gjeni ne websitin e organizates : http://youth4society.org/new/power-of-multimedia-bridges-of-diversity/


