Gabim fatal, mjekët kryejnë abort tek gruaja e gabuar

Një gabim tronditës në një spital të Pragës bëri që një grua t’i nënshtrohej një aborti që nuk e donte kurrë. Mediet shkruajnë se gruaja shtatzënë katër muajsh mbërriti për një kontroll rutinë më 25 mars në Spitalin Universitar Bulovka.

Në mënyrë të pabesueshme, pas një sërë gabimesh ajo i’u nështrua anestezisë dhe operacionit, pavarësisht se ishte pacientja e gabuar. Stafi i spitalit, përfshirë infermierët, mjekët, një gjinekologe, madje edhe anesteziologu nuk arritën ta identifikonin saktë. Spitali deklaron se shkak i gabimit të tmerrshëm është bërë pengesa gjuhësore.

Gruaja iu nënshtrua një kuretazhi, një lloj operacioni në mitër dhe metodë aborti, e cila ishte planifikuar për pacienten tjetër.

Duke folur për median çeke Seznam Zpravy, gjinekologu dhe nënkryetari i Dhomës së Mjekësisë Çeke Jan Prada tha: “Një paciente që flet çekisht ndoshta do t’i rezistonte në mënyrë aktive faktit që ajo do t’i nënshtrohet një procedure që ajo nuk e kupton. Qëllimi duhet të jetë të bëhet një analizë rrënjësore, të identifikohen shkaqet dhe të vendoset një proces në mënyrë që kjo të mos ndodhë më kurrë,” tha David Marx, kryetar i Shoqatës Çeke për Cilësinë në Kujdesin Shëndetësor.

“Sipas të dhënave të deritanishme, si rezultat i shkeljes së rëndë të rregulloreve të brendshme nga ana e punonjësve në fjalë, është iniciuar procedura kirurgjikale ndaj pacientes gabimisht”, tha zëdhënësja e Bulovka, Eva Stolejda Libigerova për CNN Prima News.

Stafi përgjegjës për këtë ngatërresë është pezulluar, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor