Gabimet që bëni kur jeni me grip

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kur je sëmurë, kërkon që të bëhesh mirë sa më shpejt. Por disa nga sjelljet tuaja mund të jenë duke i bërë edhe më keq simptomat. Në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt, shmangni këto gabime kur jeni me grip:

  1. Vazhdoni rutinën tuaj

Edhe pse me grip, shumë prej nesh ruajnë rutinën e përditshme. Mos e bëni këtë. Trupi ka nevojë për energji për të luftuar virusin e gripit. Bëjeni pushimin prioritetin tuaj. Anuloni planet që keni dhe qëndroni në shtëpi nga puna apo shkolla. Përveç se do ndihmoni në përmirësimin e shëndetit, në këtë mënyrë do të shmangni dhe përhapjen e gripit në personat që ju rrethojnë.

  1. Injoroni simptomat e gripit

Shumë persona mundohen ta kalojnë gripin pa u konsultuar me mjekun. Nëse gripi është i lehtë, kjo nuk është problem, por nëse përjetoni simptoma si temperaturë e lartë që nuk ndalet, dhimbje trupi dhe pafuqi për t’u ngritur nga shtrati, konsultohuni me mjekun tuaj. Mund t’ju japë ilaçe antivirale që t’jua bëjë më të lëhtë kalimin e gripit.

  1. Nuk bëni mjaftueshëm gjumë

Mungesa e gjumit dobëson sistemin tuaj imunitar, gjë që e bën më të vështirë luftimin e infeksionit. Një studim zbuloi se personat që bëjnë 6 orë gjumë në natë kanë 4 herë më shumë mundësi për t’u sëmurë se sa ata që bëjnë 7 orë gjumë.

  1. Merrni antibiotikë

Antibiotikët nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ata vrasin bakteriet, por gripi shkaktohet nga viruse. Afërsisht një e treta e antibiotikëve janë të panevojshëm. Konsumimi i tyre mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore si diarrea dhe reaksionet alergjike. Gjithashtu kontribuojnë në një problem të madh global të shëndësisë: rezistenca antibiotike.

  1. Nuk pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje të tjera

Kur ju dhëmb fyti, nuk është e lehtë të pini lëngje. Por, kur qëndroni të hidratuar, mund të holloni mukusin dhe të kaloni zënien e hundëve dhe fytit. Hidratimi gjithashtu ndihmon në kontrollin e dhimbjeve të kokës. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë.

  1. Nuk hani mjaftueshëm

Mund të mos keni shumë oreks, por është e rëndësishme të hani diçka. Kaloritë dhe lëndët ushqyese u japin energji qelizave imunitare  që luftojnë viruset e gripit. Rezultati: mund ta kalosh më shpejt gripin.

  1. Pini duhan

Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe irriton fytin tuaj. Kjo mund t’i përkeqësojë simptomat e gripit. Kështu që mos pini duhan dhe qëndroni larg vendeve ku ndodh kjo.

  1. Jeni të stresuar

Një hormon që trupi prodhon kur jeni të stresuar ndikon negativisht në sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu mund të rrisë inflamacionin, gjë e cila e përkeqëson zënien e hundëve.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë