Gabimet që bëni me ushqimin (dhe mos u habisni)

Mos i  hiqni lëkurën kivit- kivit janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, omega 3, acide yndyrore dhe antioksidantë. Nëse hiqni lëkurën e kivit, mund të humbisni shumë vlera ushqyese. Studimet tregojnë se lëkura ruan vitaminë C dhe fibra.

kiviMos hiqni gjethet që rrethojnë brokolin- ato përmbajnë vitamina A, C, K. Dhe ndihmojnë në detoksifikim.

Mos pini qumësht të skremuar- është shumë i përpunuar dhe nuk ka pothuajse asnjë vlerë ushqyese. Në të kundërt qumështi organik është i pasur me minerale dhe vitamina jetike.

Mos hani ushqime shumë të skuqura- është e dëmshme për shëndetin. Ushqimet e skuqura ndikojnë në plakjen e shpejtë të lëkurës, ose në shfaqjen e sëmundjeve të tjera si alcajmer apo sëmundje kardiovaskulare.

Shtojini kanellë ëmbëlsirave që konsumoni- kanella ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe shërben për të djegur dhjamin.

Harpar Bazaar/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi