Kryefaqja Dieta Gabimet që bëni në palestër, që ju çojnë dëm mundimin

Gabimet që bëni në palestër, që ju çojnë dëm mundimin

0
Shpërndaje

Mund të harxhoni orë djerse në pistën e vrapit apo në krijimin e muskujve, por ndoshta po bëni gjithçka gabim. Në fakt, me gjithë informacionet që shpesh janë kontradiktore, shumë femra nuk dinë nga të kthehen. Një nga ekspertët e fitnesit thotë: “Shumë shpesh gratë dhe vajzat punojnë me ngritjen e peshave të lehta, bëjnë ushtrime kardio derisa dobësohen ose praktikojnë aq shumë joga, saqë energjia e tyre zhduket. Rezultati? Duken dhe ndihen më keq sesa kur nisën palestrën, tashmë me një trup të dobët, por me dhjamë”.

palester 1Në fakt, bëhet fjalë për një gjendje paradoksale shumë të pashëndetshme, pasi në rroba dukesh e dobët, por në të vërtetë mund të kesh përqindje më të lartë yndyre në trup sesa kur ke filluar palestrën. Kjo sepse në vend që të humbasësh yndyrën, ke humbur masën muskulare.

Ja disa këshilla

-Peshat e lehta që mund të përdorni në palestër, nuk kanë asnjë ndikim tek muskujt tuaj. Kështu që përdorni pesha pak më të rënda dhe të jenë të tilla që t’ju duhet forcë për të bërë 8-15 ushtrime me to.

-Kini kujdes nga vrapimi kardio. Keni parë ndonjëherë ndonjë maratonomiste me trup vërtet të mirë? Ndoshta jo. Sigurisht, atletet janë për t’u adhuruar, por nëse nuk marrin trajnimin dhe ushqimin e duhur, shpesh ato janë nën peshë, s’kanë forma trupore dhe trupi i tyre mund të ketë shumë dhjamë. Kështu që ushtrimet kardio (vrapin, pistën) mund t’i ndërroni me ushtrime të tjera si sprint, biçikletë apo ushtrime me pesha për të ruajtur muskujt dhe për të djegur yndyrën.

-Gabimi tjetër që bëjnë femrat është se nuk janë të vendosura në një sport apo palestër. Kështu fillojnë palestrën, pas disa ditësh shohin se nuk kanë fituar një “trup modeleje” dhe merren me diçka tjetër (kërcim apo zumba, aerobi ose thjesht ndërrojnë palestër). Në fakt, është mirë që të gjeni një sport që ju pëlqen dhe që i përgjigjet nevojave tuaja, duke ndërtuar muskujt, djegur yndyrnat, që ju bën të keni një trup të mirë. Dhe pastaj vazhdojeni atë për një kohë të gjatë që të japë rezultatet e duhura.

karbohidrate-Gabimet që bëni në të ngrënë, janë tashmë të njohura. Shumica e femrave (dhe jo pak meshkuj) preferojnë më shumë të zhbirilojnë për të gjetur “formulën më të fundit sekrete për humbjen e peshës” sesa të shohin se çfarë hanë dhe të reduktojnë ushqimet që vërtet u bëjnë dëm.

-Një gjë që e bëjnë gabim femrat që stërviten, është fakti që nuk hanë mjaftueshëm proteina, tepër të nevojshme për një trup të mirë dhe aktiv. Kjo për faktin se proteinat i ndihmojnë muskujt. Gratë që po përpiqen të ulin peshë duke marrë më pak kalori dhe duke u stërvitur shumë, rrezikojnë të humbin masën muskulare.

-Gjithashtu, shumë e ulin nivelin e karbohidrateve që marrin. Por nëse jeni një femër që kërkon një trup të mirë dhe atletik, atëherë bëni vend për karbohidratet në dietën tuaj, sidomos rreth kohës që do të stërviteni.

/ Marrë nga DailyMail/ Përgatiti: Arlinda Gjypi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here