Kryefaqja Box 5 Gatimi në zgarë dhe sëmundjet e zemrës

Gatimi në zgarë dhe sëmundjet e zemrës

0
Shpërndaje

Përshtati: Ilma Lamçe

Gatimi i rregullt me thëngjill, dru ose qymyr rrit rrezikun e një personi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Djegia e lëndëve të ngurta rrit gjasat e sulmit në zemër apo goditjeve në tru. Rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet me 3% për çdo dekadë nga gatimi i qymyrit. Por është e mundur që rreziku të zvogëlohet nëse gatuani në gaz ose energji elektrike. Një studim ka zbuluar se njerëzit që përdorin lëndë djegëse të ngurta për gatim mund të kenë një rrezik 12 për qind më të lartë të vdekjes nga sulmi në zemër ose goditjes. Dhe ky rrezik rritet me 3 për qind për çdo dhjetë vjet që dikush gatuan rregullisht në zgarë. Hulumtimi shton pretendimet e fundit se mishi në zgarë çliron kimikate helmuese të lidhura me kancerin e lëkurës, mushkërive dhe fshikëzës.

Edhe pse lëndët djegëse të forta të drurit janë më pak të zakonshme në vendet perëndimore, gatimi me thëngjij të nxehtë vetëm një herë në javë mund të jetë i mjaftueshëm për të dëmtuar shëndetin, sugjerojnë studiuesit. Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit e kryen studimin mbi njerëzit në Kinë, ku më shumë se gjysma përdorën lëndë djegëse solide për të gatuar në një fazë të jetës së tyre. Ata arritën në përfundimin se personat që kanë përdorur dru apo qymyr për të gatuar në shtëpi, kanë më shumë gjasa që të vdesin para kohe për shkak të sëmundjeve të zemrës. Studiuesit u shprehën se mundësia më e mirë është të gatuani me energji elektrike apo gaz, me kushtin që ta fikni ‘sa më shpejt të jetë e mundur’. Në këtë mënyrë ju ulni rrezikun për të vdekur nga goditjet në zemër./dailymail

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here