Gazeta gjermane: Ikje dramatike e mjekëve nga Shqipëria

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar në numrin e sotëm statistikat që tregojnë për zbrazjen dramatike të Shqipërisë në vitet e fundit nga stafi mjekësor.

FAZ shkruan:

1. Askund në Europë numri i mjekëve dhe infermierëve për kokë banori nuk është më i ulët se në Shqipëri;

2. Në fillim të dekadës, 7 për qind e mjekëve shqiptarë punonin në botën e jashtme. Në vitin 2019 ishin 18 për qind;

3. Në fund të vitit 2019 në Gjermani punonin 765 mjekë me shtetësi shqiptare – 21 për qind më shumë se vitin e mëparshëm. Pas Shqipërisë renditen Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja;

4. Për të përballuar ikjen masive të mjekëve vendet si Rumania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia kanë reaguar dhe po arsimojnë më shumë mjekë dhe infermierë në 100 mijë banorë, në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së. Lidhur me këtë Shqipëria dhe Kosova nuk përmenden në raportin e gazetës gjermane;

5. Rrogat e personelit mjekësor në Ballkan janë dy të tretat më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë.

Kujtojmë që në një studim të realizuar nga shoqata “Together For Life” në vitin 2018 lidhur pikërisht me largimin e mjekëve nga Shqipëria, rezultoi se numri i të larguarve ishte shumë i lartë, duke krijuar kështu një hendek në shëndetësi me mungesa në spitale institucione të tjera shëndetësore.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet