Gërhitja, problem jo vetëm juaji, ja shkaqet

Dr. Julian Dervishi, ORL

Të gjithëve u ndodh të gërhasin me raste. Por nëse kjo është e zakonshme, ajo ndikon negativisht në sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj, por edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes.

E gërhitura është shkak jo vetëm për problemet e gjumit, por edhe për një ditë të lodhshme, të stresuar apo dhe me probleme shëndetësore.

gerhitja gerhasGërhitja ndodh kur lëvizja e ajrit përmes gojës dhe hundës ndërpritet fizikisht.

Lëvizja e ajrit mund të ndërpritet për disa arsye, përfshirë:

– Rrugë nazale të ngushtuara: Disa njerëz gërhasin vetëm gjatë sezonit të alergjive ose kur kanë infeksion të sinuseve, deformime të hundës si rezultat i deviacionit të septumit, apo dhe polipeve nazale.

-Tonus i dobët i muskujve në fyt dhe gjuhë: Muskujt e gjuhës dhe të fytit mund të jenë më shumë të relaksuar se duhet, si rezultat i një gjumi të thellë, konsumim i tepërt i alkoolit, konsumimi i barnave sedative apo dhe vetë mosha.

– Ind masiv i fytit: Të qenurit mbipeshë apo fëmijë me tonsilla masive dhe adenoid.

– Palatum i gjatë dhe i butë apo uvulë e gjatë: ngushton hapësiren e hyrjes nga hunda në drejtim të fytit. kur këto struktura vibrojnë përkundrejt njëra-tjetrës, ngushtojnë lëvizjen e ajrit duke shkaktuar të gërhitura.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet