Gjashtë historitë më të çuditshme të binjakëve

Keni dëgjuar histori binjakësh? Ndoshta po, ndoshta jo. Por këto më poshtë besojmë se janë historitë më të çuditshme që mund të dëgjoni në jetën tuaj.

Tamara Rabi and Adriana ScottTamara Rabi dhe Adriana Skot (Tamara Rabi & Adriana Scott)

Këto binjake lindën në 1983-shin në Meksikë dhe u dhanë për adoptim. Ato u adoptuan në familje që jetonin 30 km larg dhe nuk dinin asgjë për njëra-tjetrën deri në moshën 20 vjeç, kur miq të përbashkët filluan t’i ngatërronin. Një shok i Adrianës, që ishte i ftuar në ditëlindjen e Tamarës, këmbënguli që ato të takoheshin për shkak të faktit që ishin identike dhe për më tepër kishin të njëjtën ditëlindje.

Koen and TuenKoen dhe Tuen Stjuart (Koen & Tuen Stuart)

A është e mundur të jesh binjak dhe gjysmë-vëlla? Në fakt kështu ndodhi me Tuenin dhe Koenin. Të lindur përmes metodës “bebe në provëza” (Fekondim in vitro) u zbulua se laboratori kishte ngatërruar spermën, duke futur edhe spermë të një burri tjetër në atë që iu injektua nënës. Si rrjedhojë djemtë kanë baballarë të ndryshëm. Spitali u shpreh se ishte një “gabim për të cilin u vinte vërtet shumë keq”.

Alicia & Jasmin SingerAlisa dhe Jasmina Singer (Alicia & Jasmin Singer)

Ndoshta nuk do ta mendoni se Alisa dhe Jasmina janë binjake. Sepse sytë, lëkura dhe flokët e Alisës janë të errëta, ndërsa Jasmina ka sy blu dhe lëkurë e flokë të verdhë. Ato lindën nga një nënë me prejardhje britanike-xhamajkane. Ekserptët thonë se është gjë e rrallë që vezët të mbajnë gjene dominuese për një lloj ngjyre të lëkurës në vend që të kenë kombinim, siç është më e zakonshme për bebet me racë të përzier.

Diane & Darlene NettemeierMania e binjakëve

Kjo është çmenduri! Binjaket Diana dhe Darlin Netemajer (Diane & Darlene Nettemeier) shkuan në Festivalin Vjetor të Binjakëve në Tuinsburg, Ohajo. Aty u njohën me binjakët Kreg dhe Mark Sanders. Diana dhe Kregu filluan të shoqëroheshin dhe po kështu edhe Darlina dhe Marku. Ata u fejuan në të njëjtën ditë, bënë dasmë të përbashkët dhe jetojnë ngjitur me njëri-tjetrin. Kregu dhe Diana kanë edhe ata binjakë.

Amy & Katie ElliottEmi dhe Keti Eliot (Amy & Katie Elliott)

Binjaket Emi dhe Keti kanë lindur 87 ditë diferencë njëra nga tjetra, një rekord ky. Emi lindi para kohe dhe tre muaj më pas u ndoq nga motra e vogël, Keti.

Xhim Luis dhe Xhim Spenser (Jim Lewis & Jim Spencer)

Xhim L. dhe Xhim S. u ndanë që në lindje dhe u dhanë për birësim, ndërsa u takuan për herë të parë në moshën 39-vjeçare. Një histori normale derisa zbulon se ata u quajtën të dy Xhim, të dy ishin martuar nga dy herë: në të dy rastet gruaja e parë e kishte emrin Linda dhe e dyta Beti. Të dy kishin pasur një qen kur ishin të vegjël dhe të dy e kishin quajtur qenin Toi. Djemtë e tyre i kishin emrat përkatësisht Xhejms Alen dhe Xhejms Alan. Të dy punonin si zëvendëssherifa, kishin të njëjtën markë të preferuar birre dhe cigaresh dhe madje ngisnin të njëjtën lloj makine./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.