Gjejnë vdekjen 10 të sapolindur? Reagon Materniteti: Ja si qëndron e vërteta

Pas denoncimit të rëndë të bërë ditën e djeshme nga deputeti i PD-së, Bardh Spahia, për mungesën e inkubatorëve dhe posteve për oksigjenimin te pavioni i Neonatologjisë te Materniteti i Ri, që, sipas Spahiut, kanë çuar në vdekjen e 10 foshnjave të sapolindur vetëm në 10 ditët e para të muajit janar, ka reaguar zyrtarisht materniteti “Koço Gliozheni”.

Përmes një reagimi zyrtar, materniteti sqaron se kanë qenë anomalitë shëndetësore ato që kanë çuar në humbjen e jetës së foshnjave në Maternitetin e Ri dhe jo mungesa e inkubatorëve apo vendeve të oksigjenimit.

Reagimi i Maternitetit “Koço Gliozheni”

Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero!
Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale, Materniteti “Koco Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.
Por cdo mjek e di se, ashtu si në cdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë. Ekipi i Maternitetit “
Koco Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarde të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak