Gjenden mikroplastikë edhe në indet e zemrës së njeriut

Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojërat janë zbuluar për herë të parë në mostrat e gjakut dhe indet e zemrës. Një ekip nga Spitali Anzhen i Pekinit në Kinë, siç raportohet nga Daily Mail, mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë të kirurgjisë në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit.

Ata shtuan se studimi i tyre, i botuar në revistën Environmental Science & Technology, theksoi se proçedurat invazive mjekësore si operacioni në zemër, janë një rrugë e anashkaluar për hyrjen e plastikës në trup.

Në gjak plastika mund të ngjitet në membranën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen, ku gjithashtu janë të lidhura edhe me zhvillimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe me problemet e fertilitetit. Qelizat nuk mund të shpërbëjnë grimcat plastike në trup.

Shkencëtarët e kanë zbuluar edhe më parë mikroplastikën e cila mund të gjendet në mushkëritë, trurin dhe gjakun e njerëzve të gjallë dhe kufomave, por ajo që mbetet ende për tu studiuar është se sa plastikë hyn në trupin tonë.

Çfarë janë mikroplastika

Mikroplastika janë copa të vogla plastike dhe zakonisht janë më të vogla se 5 milimetra.  Ato ndahen në dy kategori kryesore: primare të cilat lëshohen drejtpërdrejt në mjedis dhe dytësore të cilat vijnë nga sende plastike më të mëdha si qeset plastike, shishet dhe rrjetat e peshkimit.

Sipas Parlamentit Evropian, primare vlerësohet të përbëjë 15% deri në 31% të mikroplastikës në oqeane dhe dytësore 69% deri në 81% të mikroplastikës të pranishme në oqeane.

 

Burimi: shqiptarja.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre