Gjendet eleksiri i rinisë së përhershme që ndalon plakjen dhe që ndihmon njerëzit të jetojnë deri në 120 vjet

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

eleksirii-i-riniseShkenctarët besojnë se kanë gjetur formulën e një medikamenti që mund të ofrojë “eleksirin e rinisë së përhershme” dhe mendohet se testimet e para do të fillojnë vitin e ardhshëm. Ky medikament mendohet të “ndalojë” plakjen, madje edhe të shërojë sëmundje të tilla neruologjike si Alcajmer dhe Parkinson. Njerëzit do të jenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe do të mund të jetojnë 110-120 vjet.

Sipas profesorit skocez Gordon Lithgow dhe shkenctarëve të tjerë që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, ky medikament do të mund të realizohet shumë shpejt. Elementi kryesor i pilulës do të jetë metformina, e cila rrit numrin e molekulave të oksigjenit që çlirohen në qelizë, duke siguruar jetëgjatësi.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë dhe skocez kanë marrë autorizimin e Agjensisë Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për ta testuar produktin vitin e ardhshëm tek njerëzit. Nëse testimet do të rezultojnë me sukses, një person që është rreth të 80-ave do të gëzojë shëndetin e një personi rreth të 50-ave.

Burimi: The Telegraph

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer