Gjendet kura për tullacllëkun?!

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë gjetur kurën për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator.tullac

Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve. Kjo lëkurë mund të djersitë dhe të rriten flokët. Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe ka rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulor në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.

Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale. Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale.

Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera. Personat që kanë humbur flokët nga trajtimi i kimioterapisë mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo gjetje e re.

Sigurisht, shkencëtarët pranojnë se duhen pak vite që ta sjellin këtë kurë të re tek njerëzit. Studimi është publikuar tek revista Science Advances.

Burimi: HealthAim.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?