Gjendet një kurë potenciale për tullacët

Një ilaç i përdorur më parë për trajtimin e osteoporozës mund të shërbejë edhe si kurë potenciale për rënien e flokëve. Ky ilaç, i quajtur cyclosporine A, i cili është përdorur  për trajtimin e sëmundjeve autoimunitare,  rezulton se ka si efekt anësor rritjen e shpejtë të flokëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ky ilaç pengon antigjenin SFRP1, që bllokon lëvizjen e molekulave WNT, e rëndësishme për rritjen e disa indeve, përfshirë edhe flokët.

Kjo kurë e re për rënien e flokëve përdor gjithashtu edhe një ilaç tjetër, Way-316606, që është prodhuar për të penguar antigjenin SFRP1, si trajtim për osteoporozën.

Drejtuesja e këtij studimit, dr. Nathan Hawkshaw, thotë se kjo kurë e re mund të bëjë një ndryshim real për njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve.

Aktualisht janë të disponueshme vetëm dy ilaçe për trajtimin e tullacllëkut (alopecia androgjenetike):

  • minoksidili, për meshkujt dhe femrat
  • finasteride, vetëm për meshkujt

Të dyja këto ilaçe kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efikase, prandaj pacientët po preferojnë tani më shumë mbjelljen e flokëve.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?