Gjendja skandaloze në QSUT, pacientët marrin ndihmën e parë në korridore (Video)

Realiteti në spitalet shqiptare është krejt ndryshe nga ajo çka Ministria e Shëndetësisë përpiqet të na paraqesë. Që nga mungesa e ilaçeve e deri te shtretërit e pamjaftueshëm (aq sa pacienti është i detyruar të marrë ndihmën e parë në korridor), është kjo vetëm një pjesë e panoramës që ndesh në spitalet publike shqiptare, nëse ndodh të kurohesh aty.

Emisioni inestigativ “Fiks Fare” transmetoi këtë të mërkurë gjendjen në repartin e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku pacientët qëndrojnë korridoreve dhe në kushte higjienike skandaloze. Pacientë që marrin ndihmën e parë nëpër korridore, të shtrirë dhe të afërm që qëndrojnë pranë tyre në pak metra katrorë. Këto janë pamjet e trishta nga ky repart.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi