Gjermani, shoqata e mjekëve: Po përjetojmë valën e dytë të koronavirusit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Gjermania po përjeton valën e dytë të koronavirusit. Kështu shprehet një shoqatë mjekësh në shtetin europian. Pohimi në fjalë plotësohet me shifrat në rritje të të prekurve nga COVID-19 ditët e fundit.

“Ne jemi tashmë në një valë të dytë të infeksioneve në rritje, edhe pse e lehtë”, shprehet Susanne Johna, drejtuese e shoqatës së mjekëve gjermanë “Marburger Bund”.

Referuar kësaj shoqate, situata mund të përkeqësohet më tej dhe sukseset e deritanishme mund të rrëzohen sepse nga njëra anë kemi një bllokim të detyruar që ka sjellë një normalitet të ri, por nga ana tjetër ka njerëz që i janë kthyer normalitetit të dikurshëm. Megjithatë, “Marburger Bund” mendon se situata mund të mbahet nën kontroll, pasi deri tani janë mundësuar kapacitetet e duhura mjekësore në Gjermani.

Shoqata i kërkon qytetarëve të përshtaten me një normalitet të ri dhe të minimizojnë ankesat.

“Të gjithë duam normalitetin, mirëpo ne po jetojmë në një situatë që nuk është normale në vetvete.” / Reuters

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital