Gjermania pranon pacientë italianë me COVID-19, shteti i parë në botë që e bën këtë

Edhe Gjermania nuk i ka shpëtuar koronavirusit, madje deri tani janë gati 30 mijë persona të prekur, por fatmirësisht numri i të vdekurve është i ulët, krahasuar me vendet e tjera.

Sistemi shëndetësor është në këmbë dhe po arrin të përballojë deri tani situatën, në ndryshim nga Italia fqinje, ku  po haset vështirësi e jashtëzakonshme për të kuruar të prekurit.

Madje, shpesh mjekëve u është dashur të zgjedhin pacientët e rinj për t’i vendosur respiratorët. Në këtë situatë, “Tgcom24” shkruan se Gjermania ka reaguar duke marrë 8 pacientët e parë nga Italia, të cilët do të kurohen në Gjermani.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.

”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë