Gjiri i Gramës, një parajsë e jugut të Shqipërisë

Ilma Lamçe

Doni të vizitoni një nga vendet më unike të Shqipërisë? Gjiri i Gramës, është thjesht spektakolar përmes ngjyrave dhe historisë që mbart.

Gjiri i Gramës është një nga perlat e bregut të Jonit. Deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik për të pushuar. Në antikitet Gjiri i Gramës njihej si streha e anijeve që ankoroheshin për t’ u shpëtuar dallgëve të forta të detit.

Rruga më e shkurtër për të shkuar në gji është udhëtimi në det. Por, të apasionuarit pas aventurës se ecjes kanë shënjuar edhe itinerare tokësore, të një niveli të caktuar vështirësie. Ekspeditat e shumta kanë provuar me orë të tëra udhëtimin në këmbë mes pyejeve të Parkut të Llogorasë drejt rrëpirave të Karaburunit që zbresin thikë mbi det. Në një nga këto rrëpira në pjesën perëndimore të Gadishullit pranë zonës së Orikumit, dallohet në hartën digjitale plazhi i Gramës.

Çdo vizitor ka në dispozicion qindra metra hapësirë për plazh dhe banjo dielli.

Gjiri e ka marrë emrin nga më shumë se 1500 mbishkrime në gur të kohëve të ndryshme.

Historitë e detit tregojnë se Grama përdorej edhe si gurore nga ku nxirreshin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire.

Çfarë ofron tjetër Grama? Të apasionuarit pas shpellave kanë shumë për të zbuluar mes shkëmbinjve që jo çdokush i përshkon.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik