Gjithçka që donin për Krishtlindje ishin një palë këmbë… dhe dëshira e tyre u plotësua

Dy vëllezër që e dashurojnë futbollin, kanë lindur pa gishtërinj. Por për Krishtlindje ata kanë marrë dhuratën më të bukur: një palë këmbë protezë.

11-vjeçari Kian dhe 7-vjeçari Kallum Xherram, Angli, kanë të trashëguar sindromën “Adams Oliver” nga babai i tyre, një gjendje e rrallë nga e cila vuajnë vetëm 125 njerëz në gjithë botën. Personat me këtë sindromë kanë një zhvillim të parakohshëm të callum dhe kianduarve dhe këmbëve, duke i lënë ata pa gishtat e duarve dhe të këmbëve. Kian dhe Kallum, së bashku me babanë e tyre, Xhon që është 35 vjeç, janë të vetmit njerëz në Angli që dihet të kenë këtë sindromë.

Xhoni ka bërë çmos për të blerë për djemtë këmbët protezike prej silikoni, të cilat u siguruan nëpërmjet një faqeje interneti, e cila u angazhua për mbledhjen e fondeve. Njerëz të ndryshëm, miq dhe familjarë arritën të mlidhnin 8000 paund dhe djemtë tani janë shumë të kënaqur që mund të luajnë futboll pa pasur dhimbje të këmbëve.

Babai i djemve u shpreh se ndihet shumë i lumtur: “Kjo është dhurata më e bukur e Krishtlindjeve që djemtë e mi kanë marrë ndonjëherë. Për ta ky është një luks i madh dhe janë shumë të entuziazmuar”.

Përgatiti për “Shëndet +”: Donjeta Zeqa/ Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim