“Gjobat do vijnë në faturën e dritave”/ Rama: Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient

Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

Më tej, Kryeministri njoftoi se ditën e mërkurë  do të publikohen masat ndëshkimore që do të hyjnë në  fuqi nga dita e enjte.

“Ditën e mërkurë do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo. Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do ketë asnjë mundësi për t’ju shmangur gjobave, do t’i zbatojmë me OSHEE”, u shpreh Rama.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund t’a anashkalojë dot askush”, u shpreh Kryeministri.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve