Gjobë një milion lekë, për ata që vijnë nga Italia dhe nuk futen në karantinë për 14 ditë

Edhe pse ka qenë një ditë pushimi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur një urdhër për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në urdhrin me numër 134 të cilin Gazeta Shqip e disponon, bëhet e ditur se personat që nuk futen në vetëkarantinim për një periudhë dyjavore mbajnë përgjegjësi.

Në urdhrin e minisstres Manastirliu, përgjegjësia bazohet në ligjin numër 15 të vitit 2016 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Në nenin 35 të këtij ligji, të gjithë ata persona që nuk i binden autoriteteve shëndetësore, nuk i binden urdhrit të mjekëve, nuk vetëkarantinohen, pas mbërritjes në Shqipëri nga një vend që konsiderohet “zonë e kuqe”, gjobiten me gjobë deri në 1 milion lekë.

Sipas ligjit, mosraportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të dënohet me gjobë, në masën njëqind mijë lekë; mosmarrja e masave të përgjithshme, sipas përcaktimeve të këtij ligji, dënohet me gjobë nga pesëqind mijë lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë; refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 17, dënohet me pesë mijë lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe njëqind mijë lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore;

Një tjetër pikë e detyrueshme është edhe moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive. Në rast se personat që vijnë nga Italia nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit masa e gjobës shkon nga 10 mijë deri në 100 mijë.

Burimi: Gazeta Shqip

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni