Gjuha po përpiqet t’ju thotë diçka të rëndësishme për shëndetin

gjuhe2

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Dhimbje, acarim, njolla të çuditshme dhe aromë të keqe – trupi gjithmonë shfaq shenja të ndryshme kur diçka nuk shkon mirë me shëndetin. Por, ka një pjesë të trupit që me siguri nuk e merrni në konsideratë kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm: gjuha.

Mjekësia kineze dhe perëndimore gjithmonë kanë pasur si diagnozë të parë të sëmundjeve ngjyrën dhe teksturën e gjuhës.

Nëse do e lexoni këtë artikull, edhe ju mund të bëheni pak profesionist të mjekësisë. Prandaj, lexojini më parë informacionet e mëposhtme dhe më pas merrni pasqyrën, nxirrni gjuhën dhe shikoni nëse keni një nga simptomat e mëposhtme.

Sipërfaqja e gjuhës është pak e butë dhe e zbehtë – Gjuha është zakonisht pak me gunga, por, nëse është e butë, mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B12 ose hekurit.

gjuhe1

Njolla në ngjyrë të zezë në gjuhë – Këto njolla mund të tregojnë se kanë akumuluar sekrecione në sipërfaqen e gjuhës dhe se duhet të përmirësoni higjienën orale.

Higjiena jo e mirë orale rrit rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës. Njollat me ngjyrë të zezë në gjuhë mund të jenë edhe shenjë e infeksionit fungal, të shkaktuar nga një gjendje më e rëndë shëndetësore, si diabeti.

Gjuha pak më e madhe se zakonisht – Nëse gjuha duket si e ënjtur apo pak më e madhe, mund të tregojë se keni hipotiroidizëm. Kjo do të thotë se nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone tiroidale, që ngadalësojnë metabolizmin.

Të çara në gjuhë – Nëse vëreni të çara të thella ose  brazda në sipërfaqen e gjuhës ose anash saj, mund të keni një sëmundje autoimune.

Gjuha e bardhë – Kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit fungal.

gjuhe

Ju dalin shpesh puçrra të dhimbshme në gjuhë – Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë i shkaktojnë këto puçrra të dhimbshme. Megjithatë ata zakonisht shfaqen kur jeni të stresuar, keni konsumuar ushqime pikante ose po luftoni me gripin ose ftohjen dhe sistemi imunitar po punon më shumë seç duhet.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit