Gjumë i parehatshëm, si ta shmangim

Në përgjithësi lodhja, si dhe mungesa e përqendrimit në kryerjen e aktiviteteve tona të përditshme, shfaqet si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë së gjumit që bëjmë. Nëse nuk kemi bërë një gjumë të rehatshëm, si dhe kur nuk plotësojmë orët e mjaftueshme që i duhen organizmit për të funksionuar normalisht, atëherë vihemi përballë një dite stresuese, e të lodhshme.

lodhja ora gjumiSipas bluzave të bardha, për të rriturit, organizimi ka nevojë për të paktën 6-8 orë gjumë çdo ditë. Por, ajo që konsiderohet edhe si një tjetër këshillë shumë e rëndësishme, është fakti se mund të bëhen orët e gjumit, por nëse nuk vendoset një rutinë e rregullt, atëherë sërish do të kemi probleme me lodhjen e organizmit. Në këto kushte, edhe oraret e gjumit duhet të ndjekin një farë rregullsie. Për të mbajtur larg pagjumësinë nuk duhen neglizhuar edhe disa këshilla të thjeshta, që kanë të bëjnë me largimin e stimuluesve që nxisin pagjumësinë. Konkretisht bëhet fjalë për të hequr dorë nga sjellje të tilla që para se të flemë të kemi pranë laptopin, kompjuterin, celularin, të shohim televizor me idenë se gjumi do na marrë më shpejt, etj.

Në rastet kur përmes këtyre veprimeve nuk arrihen efektet e duhura, detyrimisht duhet kërkuar ndihma e një specialisti për të parë nëse pagjumësia shkaktohet nga ndonjë lloj tjetër çrregullimi. Lodhja mund të vijë dhe nga ajo që njihet ndryshe si “apnea e gjumit”, e cila ka të bëjë me mentalitetin e krijuar tek disa njerëz që mendojnë se flenë mjaftueshëm, por në të vërtetë nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të caktuara ndërhyjnë në gjumin e tyre. Kjo gjendje ka të bëjë me ndërprerjen e shkurtër të procesit të frymëmarrjes gjatë natës. “Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa çaste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi nuk është i rehatshëm edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë”, thuhet nga specialistët. Kjo gjë mund të shkaktohet edhe nga mbipesha ose konsumi i tepërt i duhanit, me të cilat duhet bërë shumë kujdes.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras