Gjumë me ciklin e hënës

Një hënë e plotë i bën njerëzit të flenë më pak, madje edhe në mjedise plotësisht të izoluara nga drita e jashtme. Në këtë përfundim arrin një studim në revistën “Current Biology”.

hena cikliAutorët sugjerojnë se njerëzit mund të kenë në organizëm një orë të brendshme që ndjek ciklin hënor, njësoj si orët qarkulluese (circadian) që sinkronizojnë organizmin me lindjen dhe perëndimin e diellit.

Gjatë një eksperimenti në laborator me 33 persona, shkencëtarët vunë re se gjatë netëve me hënë të plotë, secilit pjesëmarrës i duheshin 5 minuta më shumë për të rënë në gjumë; bënte gjumë më pak të thellë; dhe flinte 20 minuta më pak sesa në netët me hënë jo të plotë.

Studimi u krye nën kushte të kontrolluara laboratorike dhe është studimi i parë që zbulon ndikimin e hënës në gjumin e njeriut.

Kritikët thonë se rezultati ka nevojë për shpjegim. Efektet e zhvendosjes gravitacionale të Hënës janë shumë të dobëta për të ndikuar organet e njeriut dhe se ekzistenca e një ore të brendshme që e sinkronizon trupin me fazat e hënës, është thjesht hipotezë.

Shkencëtarët gjithashtu nuk janë të sigurt përse njerëzit mund të kenë evoluar ritmet hënore, edhe pse shumë organizma ujorë kanë një orë të tillë që i sinkronizon ato me baticat dhe zbaticat – pasoja të cikleve të hënës.

Teori të ndryshme ekzistojnë. Disa thonë se ndikimi i hënës tek gjumi i njeriut mund të rrjedhë nga kohët primitive, kur një natë me hënë të plotë para-ardhësi i hershëm i njeriut e shfrytëzonte për gjah e për të siguruar ushqimin e tij, dhe si rrjedhim i mbetej më pak kohë për gjumë, sesa në netët me hënë të pjesshme a errësirë të thellë kur gjuetia bëhej e pamundshme.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet