Gjumi i tepërt mund t’ju verbojë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Gjumi i tepërt mund të shkaktojë humbje të shikimit, kanë paralajmëruar ekspertët e syve. Një studim i ri i publikuar tek e përditshmja Mirror ka dalë në përfundimin se fjetja për më shumë se 8 orë në natë mund të shkaktojë degjenerim makular, një ndër shkaqet kryesore të verbërisë. Personat që flenë shumë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar të vuajnë nga atrofia gjeografike, një nga fazat më të avancuara të sëmundjes.ore per alarm

Degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD) është një sëmundje që dëmton gradualisht retinën. Ai është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek disa persona mbi moshën 60 vjeç. Edhe pse nuk shkakton dhimbje, ai dëmton makulën, një pjesë e syrit që ju lejon të shihni detajet, duke e bërë të pamundur leximin nga afër apo drejtimin e makinës.

Okulisti Rahul N. Khurana kreu një studim tek 1003 vullnetarë, një pjesë e të cilëve kishin probleme me shikimin ndërsa të tjerë jo. Ai kontrolloi oraret e tyre të gjumit dhe vuri re se kohëzgjatja mesatare për personat që nuk e  kishin sëmundjen ishte 7. 95 orë, ndërsa personat që ishin në fazat e para të kësaj sëmundjeve flinin mesatarisht 8.17 orë, 9.00 dhe 8.97 orë.

Ju mund të keni probleme me shikimin edhe nëse flini me fytyrë nga jastëku. Shtypja fort e fytyrës në jastëk ndërkohë që flini mund të shkaktojë sëmundjen e glaukomës, që është shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në botë.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun