Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Vaksinimi i detyrueshëm mund të jetë i nevojshëm

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur pro vendimit që vaksinimet e detyrueshme të konsiderohen të ligjshme, sa kohë që një vendim i tillë i shërben shoqërisë si të tërë.

Vendimi në favor të vaksinimeve të detyrueshme mund të krijojë një precedent për luftën kundër COVID-19.  Megjithëse vendimi nuk u mor për vaksinat kundër COVID-19, ekspertët besojnë se mund të ketë implikime në vaksinimet kundër virusit, veçanërisht midis atyre që kanë deklaruar deri më tani refuzim të vaksinimit.

Ky gjykim “përforcon mundësinë e një vaksinimi të detyrueshëm në kushtet e epidemisë aktuale COVID-19”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Nicolas Hervieu

Vendimi erdhi pas ngritjes së një ankese nga familjet Çeke në lidhje me vaksinimet  e detyrueshme për fëmijët.

“Masat mund të konsiderohen si të” nevojshme në një shoqëri demokratike ” thuhej në vendimin e gjykatës.

Gjykata vendosi që politika shëndetësore çeke nuk ishte në shkelje të Nenit 8 mbi të drejtën për të respektuar jetën në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në bazë të ligjit Çek, fëmijët duhet të vaksinohen kundër nëntë sëmundjeve duke përfshirë difterinë, tetanozin, kollën e mirë, hepatitin B dhe fruthin.

Çështja u soll në gjykatë nga familjet që ishin gjobitur ose fëmijëve të të cilave u ishte refuzuar hyrja në një çerdhe për mosrespektimin e vaksinimit.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën