Denisa Canameti
Gjykata Administrative ka pezulluar sot urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve. Para disa ditësh,
Urdhri i Infermierit kishte depozituar pranë kësaj gjykate kërkesën për pezullim. Gjykatësja e ngarkuar për të ndjekur këtë çështje Alketa Gazidede ka vendosur sot që të pezullohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë deri në gjykimin e çështjes në themel.
I kontaktuar nga gazeta Shëndet+ Presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi, u shpreh: “Po, është e vërtetë që çështja u pezullua. Dhe më datë 28 shkurt (ashtu siç pritej) nuk do të ketë testim për mjekët”.
I pyetur sesi e komenton këtë vendim, ai thotë: “E konsiderojmë si një fitore të vogël. Sigurisht, kjo rrit detyrimin tonë që të vazhdojmë të punojmë dhe të rrisim përkushtimin përpara pacientëve. Sepse, në fund të fundit, testim për ne është puna që bëjmë me pacientët”.
Burimet thonë se ministri Beqaj, pasi është njohur me këtë vendim, është shprehur se do ta respektojë dhe se testimi do të ngrijë, derisa gjykata të shprehet në themel për ankimimin.


