Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve?!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Burimi: BBC

Gjyshërit tolerues mund të kenë një impakt negativ në shëndetin e nipërve dhe mbesave. Në këtë përfundim ka arritur një studim nga Universiteti  Glasgow, i publikuar tek revista PLOS One, i cili sugjeron se gjyshërit janë zakonisht të predispozuar t’i ushqejnë dhe japin ëmbëlsira më shumë seç duhet fëmijëve.

Studimi zbuloi gjithashtu se disa pinë duhan para nipërve dhe nuk i aktivizojnë mjaftueshëm.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e 56 studimeve të mëparshme të kryera në 18 shtete të ndryshme, si Britani, SHBA, Kinë dhe Japoni.

Ata janë fokusuar më shumë në 3 ndikime të rëndësishme:

  • Dieta dhe pesha
  • Aktiviteti fizik
  • Duhanpirja

Si tek dieta ashtu edhe pesha, ndikimi i gjyshërve tek fëmijët ishte negativ.

Prindërit thonë se gjyshërit janë “tolerues” dhe “të keqinformuar”, ku në shumë raste përdorin ushqimin si një mjet për të qetësuar ose tërhequr vëmendjen e fëmijëve.

Shumë studime kanë zbuluar se ata i ushqejnë fëmijët me ushqime të pasura në sheqer ose yndyra.

Nipërit dhe mbesat gjithashtu janë më pak aktivë fizikisht në kohën që janë nën kujdesin e gjyshërve. Nivelet e aktivitetit fizik të fëmijëve lidhen me ato të gjyshërve, nëse këta të fundit janë aktivë, si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët mund të jenë aktivë./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje