Gjyshja heroinë! Njihuni me historinë e 67-vjeçares Anastassia Ontou!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

ana-anaAnastassia Ontou lindi fëmijën e vajzës së saj këtë javë, gjashtë javë parakohe nëpërmjet operacionit cezarian.

Në bazë të të dhënave, ajo është nëna më e vjetër zëvendësuese e cila është gjithashtu dhe gjyshe për fëmijën e lindur.

Ajo u ofrua për t’u bërë nënë zëvendësuese pasi vajza e saj nuk ishte në gjendje të bëhej nënë.

Mjeku i cili e ndihmoi për të lindur fëmijën e përshkroi zonjën Ontou si “heroike” dhe pranoi se fillimisht kishte rezerva. Ai pranoi vetëm pas një vendimi të gjykatës.

Vajza e zonjës Ontou në fillim mendonte se nëna e saj ishte ‘çmendur’ kur u vetëofrua për të lindur fëmijën.

“Unë ndjehen më shumë si një gjyshe se sa një nënë”, thotë znj.Ontou, pas lindjes. Ajo është nga një fshat afër Larisa, në  Greqinë qendrore.

Konstantinos Pantos, mjeku zonjës Ontou, tha se ishte hera e parë që një vendim gjykate miratonte këtë lloj shtatzënie.

Burimi/dailymail

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?