Gliko limoni, ëmbëlsira e rrallë e çdo stine

Vlerat kurative të limonit janë të shumta.

Limoni është mbreti i kuzhinës. Është ndër frutat më fantastike për t’u dhënë shije supave, sallatave, lëngjeve të ndryshme të frutave etj. Vlerat kurative të tij janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe organizmin e njeriut. Por për amvisat shqiptare, limoni është gjithashtu një ndër frutat më të preferuara në përgatitjen e glikove.

Glikoja e limonit është paksa unike në shije, ajo vjen e plotë ndërsa mban të freskët aromën e limonit. AgroWeb.org sjell një recetë fantastike të glikosë së limonit, shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe një ëmbëlsirë shumë fisnike për t’u ofruar si gosti ndaj miqve ashtu si dhe për t’u shijuar me familjen.

Për të përgatitur këtë gliko të artë në pamje dhe në shije duhen: 12 kokrra limona, 6 gota sheqer dhe 4 gota me ujë.

Si fillim, pastrojmë limonët dhe nisim të grijmë imët me një rende pjesën e lëkurës për të hequr me kujdes sipërfaqen e lëkurës së limonit, e cila është e hidhur.

Pas procesit të pastrimit të lëkurës dhe grirjes së sipërfaqes me rende, me një thikë limonët i ndajmë në feta-feta dhe mbajmë vetëm pjesën e lëkurës së trashë duke hequr tulin (sipas preferencës tuli edhe mund të lihet).

Pasi bëjmë prerjen e limonëve në feta dhe heqjen e tulit, marrim fetat i mbledhim në formë roleje dhe për të ruajtur këtë formë i shkojmë një gjilpërë me pe, duke shtrënguar vargun gjatë kohës që do lidhen.

Duhet të  bëni kujdes që në një varg të mos vendosni më shumë se 20 copë limona gliko. Pasi mbarojmë procesin e vendosjes së fetave të limonit në varg, përgatisim shurupin.

Në një tenxhere të madhe hedhim ujin dhe sheqerin. Pasi uji dhe sheqeri nisin të marrin një valë, hedhim brenda vargjet me limona. I lëmë të ziejnë për rreth 25 minuta.

Kur masa të nisë të nxjerrë shkumë do të thotë se glikoja është gati. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas hidheni në vazo të sterilizuara dhe mbajini në vend të freskët dhe të errët ose në frigorifer./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?