Goditja në tru rrit rrezikun e demencës

Ilma Lamçe

Shkencëtarët thonë se pësimi i një goditjeje në tru mund të dyfishojë rrezikun për t’u prekur nga demenca, prandaj  u bëjnë thirrje njerëzve për të promovuar  stile të shëndetshme të jetesës, në mënyrë që të reduktohen mundësitë për një goditje të tillë.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Exeterit ka analizuar të dhënat mbi goditjet dhe rrezikun e demencës nga 48 studime të ndara, që përfshijnë rreth 3.2 milionë njerëz në mbarë botën. “Kemi zbuluar se një përjetim goditjeje rrit rrezikun e demencës me rreth 70 për qind, ndërsa rastet e fundit tregojnë se ky rrezik është dyfishuar apo edhe më shumë”, shprehet Dr. Ilianna Lourida nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit të Exeterit.

Duke parë shpeshtësinë e ndodhjeve të goditjeve dhe demencës, kjo lidhje e fortë mes dy ngjarjeve është një gjetje e rëndësishme. Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare janë që të gjitha faktorë rreziku për goditjet në tru dhe që të gjitha mund të parandalohen potencialisht apo edhe të trajtohen.

Dihet gjithashtu dhe është thuajse e pranuar, se normat e demencës dhe goditjeve në tru janë më të ulëta te njerëzit me një stil aktiv jetese, që konsumojnë dieta të shëndetshme dhe ruajnë një moshë trupore të pranueshme. Të qenit mbipeshë shton rrezikun e pësimit të një goditjeje ishemike me 22 %, ndërsa obezët kanë një rrezik prej 64 % për t’u prekur.

Autorët theksojnë gjithashtu se shumica e njerëzve që kanë pësuar një goditje nuk pësojnë menjëherë edhe demencë. Mendohet gjithashtu se rreth një e treta e rasteve të demencës janë të parandalueshme./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë