Goditjet në tru : Shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Goditja në tru është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Ajo shkaktohet nga mpiksja e gjakut ose rrjedhja e gjakut në tru dhe mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Në shumicën e rasteve ndodh në njerëzit e moshës mbi 45 vjeç. Është shumë e rëndësishme të dihen shkaqet e kësaj sëmundje për të parandaluar pasojat e rënda që ajo sjell (mund të çojë deri në vdekje nëse nuk merren masa që në fillim).

Këto janë disa shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru:

  • Mpirje të papritur të muskujve të krahëve, këmbëve dhe fytyrës. Ndonjëherë pacientët mund të paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të luajnë as duart.
  • Çrregullim i të folurit dhe pamundësi për të kuptuar të tjerët. Pacienti nuk arrin të nxjerrë fjalët dhe është konfuz, nuk arrin t’i kuptojë të tjerët.
  • Probleme me shikimin, sidomos tek njëri sy.
  • Probleme me shqisat, si me të prekurit, të shijuarit, të dëgjuarit etj.
  • Humbje e baraspeshës dhe kontrollit, e shoqëruar me të përziera, temperaturë ose humbje të menjëhershme të vetëdijes. Zakonisht pacientët që kanë pësuar goditje në tru nuk mund të ecin apo të qëndrojnë në këmbë.
  • Humbje të refleksit.
  • Dhimbje të papritura të kokës (që vijnë pa asnjë shkak). Mund të shoqrëhohen me humbje të menjëhershme të vetëdijes.

Burimi: Healthy and Natural World / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?