Gonorrea, shkaktarët dhe parandalimi

Armiq të lëkurës janë dhe viruset. Në ambientin e jashtëm ndodhen viruse të ndryshme që kur bien në kontakt me lëkurën dhe gjejnë kushte të përshtatshme, bëhen patogjenë për të, duke shfaqur disa sëmundje virale. Karakteristikë e tyre është fakti që një pjesë e tyre është seksualisht e transmetueshme. Mjeku dermatolog Selman Lirëza shpjegon se cilat janë sëmundjet virale më të përhapura të lëkurës, si shfaqen dhe cilat janë mënyrat e mjekimit të tyre:


ciftiDoktor, nga se shkaktohet sëmundja e gonorresë?

Gonorrea është një sëmundje relativisht e shpeshtë, por shumë pak e njohin. Ka qenë e pranishme që në antikitet, por atëherë ngatërrohej me sifilizin. Shkaktohet nga gonokoku, një lloj mikrobi dhe merret kryesisht me anë të kontaktit seksual.

Çfarë faktorësh ndikojnë në shfaqjen e saj?

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes janë të shumtë, por ndër më kryesorët janë: kontaktet e shpeshta seksuale të pambrojtura, higjiena jo e mirë, lëvizja dhe denduria e popullsisë, kushtet ekonomiko-sociale, etj.

Kjo është sëmundje ngjitëse?

Po, kjo është mjaft ngjitëse dhe përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual. Por mund të ndodhë që të transmetohet nga i sëmuri te një i njeri i shëndoshë dhe nëpërmjet përdorimit të peshqirëve, sfungjerëve, pizhameve të personave të infektuar. Kjo është arsyeja që kjo sëmundje mund të haset dhe te fëmijët e vegjël që flenë me prindërit që janë prekur nga gonorrea ose që përdorin të njëjtët peshqir, etj.

E njohur është dhe forma e infeksionit në sy, te fëmijët e porsalindur të nënave të infektuara me gonorre kronike. Prandaj, kërkohet kujdes i veçantë për fëmijët në kopshte dhe çerdhe, sepse mund të infektohen lehtë, nëpërmjet përdorimit të të njëjtit peshqir apo rroba.

Karakteristikë e këtij mikrobi është fakti se mund të mbetet virulent i kapsuluar për shumë vjet pa dhënë shenja klinike.

Ku vendoset mikrobi?

Gonokoku kryesisht vendoset në mukozat e uretrës, në kanalet e gjendrës, në qafë dhe hapësirën e uterusit, në rektum, konjuktivat, mukozën vaginale të fëmijëve. Më pak preken mukozat e fshikëzës së urinës, uretereve dhe të veshkave.

cifti i lumturNëse prekesh njëherë nga kjo sëmundje, fiton imunitet?

Jo, kjo është një smëundje që nuk lë imunitet qoftë të përkohshëm ose të kufizuar, gjë që do të thotë se pavarësisht se mund ta kalosh njëherë, nëse gjen terren sëmundja mund të rishfaqet sërish. Pas 2-3 ditëve vihen re trupëza imune specifikë, dhe njëfarë alergjie infektive si të gjitha sëmundjet infektive.

Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?

Komplikacionet janë të shumta dhe serioze. Përveç se mund të bëhet kronikë, faza e parë e sëmundjes është uretriti gonoroik akut. Ky shfaqet 2-5 ditë pas kontaktit seksual. Gonorea në këtë rast shtrihet në sipërfaqen e mukozës dhe shkakton inflamacion të fortë. Në këtë rast shenjat klinike janë sekrecione në fillim janë të ujshme, po shumë shpejt shndërrohen në qelb, që pikon jashtë. Urina fillon bëhet e turbullt dhe mund të shfaqen shenja të tjera, si: djegie gjatë urinimit, të cilat mund të shtohen, mund të shfaqen dhimbje të forta, dobësi trupore etj.

Shpesh ndodh që shenjat të zhduken pothuajse shpejt, dhe kjo bën që sëmundja të kaloj pa u trajtuar. Dhe pas javës së shtatë të shfaqjes ajo bëhet kronike.

Si bëhet mjekimi?

Mjekimi bëhet në bazë të gjendjes dhe gradës së sëmundjes, por e rëndësishme është që të bëhet nga të dy partnerët. Nëse bëhet vetëm nga njëri, mjekimi konsiderohet i paplotë dhe nuk sjell efikasitet. Për mjekim përdoren antibiotikë me spektër të gjerë veprimi dhe kërkohet një higjienë personale perfekte.

Si është ecuria e sëmundjes?

Nëse kapet dhe trajtohet në kohë brenda 4-5 javëve sëmundja ka një ecuri mjaft të mirë, dhe mund të shërohet plotësisht. Por nëse nuk trajtohet në kohë, ajo bëhet kronike, dhe përveç uretritit gonoroik akut, mund të japë ndërlikime të tjera si: epididimiti (zmadhim i kapsulës së testeve) dhe cistiti rielit dhe nefrite gonoroike, që janë ndërlikime më të mëdha dhe duan kohë të trajtohen. Në këto raste shenjat klinike janë më të rënda, shfaqet temperatura, dhimbjet e forta të padurueshme etj.

Postime të ngjashme

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale