Google, shpikje e re për diagnostikimin e kancerit

google 2

Një byzylyk me sensorë detektues do të ndihmojë zbulimin e kancerit në të ardhmen. Google, së fundi ka publikuar mënyrën se si do të bëhet diagnostikimi i kancerit të gjirit, i kancerit të qafës së mitrës, por edhe i sëmundjeve të tjera të zemrës. Është një zbulim, i cili lidhet në përgjithësi me fushën e gjenetikës njerëzore dhe në mënyrë të veçantë ka të bëjë me metodat dhe materialet e përdorura për të izoluar dhe për të zbuluar kancerin. Konkretisht, projekti do të merret me zbulimin e mutacioneve në gjenin (BRCA1) dhe përdorimin e tyre në diagnostikimin e kancerit. Kjo pilulë është e mbushur me nanogrimca shumë të vogla, të cilat shkojnë në gjak dhe mund të identifikojnë qelizat kancerogjene.

Edhe pse është ende në fazat e para, projekti po zhvillohet nga njësia kërkimore e kompanisë, Google X, e cila merret me zhvillimin e inovacioneve të reja, potencialisht revolucionare.
Përveç kësaj, është një metodë që lidhet me mutacionet somatike në gjenin (BRCA1) në kanceret e tjera njerëzore dhe përdorimin e tyre në diagnostikimin dhe prognozën e kancerit të gjirit. Kjo metodë zbulon terapinë e kancereve të njeriut që kanë një mutacion në gjenin (BRCA1), përfshirë terapi gjenesh apo terapi zëvendësuese të proteinave. Sistemi i Google monitoron në mënyrë konstante gjakun për gjurmë të kancerit, duke bërë të mundur diagnostikimin shumë më përpara sesa të shfaqen simptoma fizike tek njeriu.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar