Grabova: Më tepër punë për shërbime shëndetësore cilësore

Duhet theksuar nevoja për përmirësimin e sistemit shëndetësor, përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, dhënies prioritet aksesit universal ndaj informacionit, ofrimit të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues përfshirë planifikimin familjar

UNFPA (4)Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, e mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë prezantuan Raportin Alternativ mbi komponentët e shëndetit riprodhues.

Ky raport, i përgatitur edhe në bashkëpunim të ngushtë me disa organizata jofitimprurëse, anëtare të koalicionit për Shëndetin seksual dhe riprodhues, bazohej në komponentët e përcaktuar nga OBSH-ja për shëndetin riprodhues dhe treguesit e përzgjedhur ishin: mëmësia e sigurt, planifikimi familjar dhe kontracepsioni, aborti, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe shëndeti i adoleshentit.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit, Lida Grabova, drejtore ekzekutive në detyrë e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), u shpreh se “jo pa qëllim hartimi i këtij raporti u iniciua në kuadër të 20-vjetorit të konferencës ndërkombëtare për popullsinë dhe zhvillimin (ICPD 1994), ndërkohë që po organizohen një sërë veprimtarish ndërkombëtare dhe globale për të vlerësuar arritjet 20-vjeçare pas ICPD dhe për të dalë me rekomandimet dhe prioritetet në nivel vendi dhe nivel global përtej ICPD 2014.

“Në prill 2014, në Nju Jork, në sesionin e 47 të Komisionit të OKB-së për Popullsinë dhe Zhvillimin, ku pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria, u rishikua zbatimi i Planit të Veprimit të ICPD dhe u konkludua me një rezolutë Nr. 65/234 nevoja për t’iu përgjigjur sfidave të reja me rëndësi për popullsinë dhe zhvillimin.

“Ndër të tjera rezoluta nxit qeveritë të adresojnë boshllëqet ekzistuese në Zbatimi i Programit të Veprimit ICPDsë, duke përfshirë fusha të tilla si  respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e tyre, barazia gjinore, fuqizimi i grave dhe vajzave, eliminimi i dhunës dhe diskriminimit të  çdo  lloji, si dhe mungesa e aksesit të barabartë në shërbimet shëndetësore, duke përfshirë edhe shëndetin seksual dhe riprodhues.

UNFPA (2)“Po ashtu, theksohet nevoja për përmirësimin e sistemit shëndetësor, përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, dhënies prioritet aksesit universal ndaj informacionit, ofrimit të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues përfshirë planifikimin familjar, kujdesit para, gjatë dhe pas lindjes, ushqyerjes me gji, trajtimit të duhur të infertilitetit, komplikacioneve që shkaktohen nga aborti, këshillimit para dhe pas abortit, parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”.

Grabova tha se kjo rezolutë nxit qeveritë të intensifikojnë edhe përpjekjet për të arritur qasje universale për parandalimin e  HIV/AIDS, trajtimin, kujdesin dhe mbështetjen pa diskriminim sidomos  për njerëzit që jetojnë me HIV, ndërsa bën thirrje për të eliminuar transmetimin e HIV/AIDS nga nëna tek fëmija, duke shkuar drejt  një vizioni të zhdukjes së kësaj epidemie”.

Një vend të veçantë në këtë rezolutë zënë adoleshentët dhe të rinjtë, një grup i cilësuar si më i madhi që ka ekzistuar deri më tani në botë. Ky brez është një  burim i madh për zhvillimin dhe ndryshimin social, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin teknologjik dhe, duke pasur parasysh këtë rol, duhen respektuar të drejtat e tyre, duhet të sigurohet pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje dhe duhet mbështetur realizimi i potencialit të tyre.

Nisur nga realiteti, i cili nënvizohet edhe në rezolutë, partneriteti mes qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile është i nevojshëm për zbatimin e suksesshëm të Programit të Veprimit  ICPD përtej 2014. Ndaj në këtë tryezë të rrumbullakët u tregua edhe njëherë se partneritete të tilla janë një realitet dhe funksionojnë në të mirë të zbatimit të programeve të zhvillimit.

Raporti i prezantuar mund të konsiderohet një fillim i mirë i një pune në vazhdim për të zgjeruar rrjetin e kontribuesve dhe përmirësuar punën në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të përballueshme për të gjithë popullatën në përgjithësi dhe për grupet më vulnerabël, në veçanti.

 

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele