Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Sipas të dhënave federale në SHBA, gratë amerikane duan të kenë fëmijë më shumë sot se 10 vite më parë. Sipas një raporti të ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u konstatua se rreth 50% e grave mes moshës 15 dhe 44 vjeç duan të presin një fëmijë.
Sipas raportit kjo është një rritje e dukshme që nga viti 2002 ku 46% thanë se duan të krijojnë një familje. Sipas ekspertëve rritja e dëshirës për të pasur një fëmijë lidhet me gjendjen ekonomike sepse ata ndihen më të sigurtë në mbajtjen e një apo dy fëmijëve. Gjithashtu në këto kohë janë përmirësuar teknikat e fertilitetit për të pasut një fëmijë.
Sipas CDC, numri i përgjithshëm i lindjeve ka qënë 3.97 milionë në 2015, ndërsa 3.98 milionë më parë. Sipas statistikave, familjet që kanë një apo dy fëmijë nuk presin të kenë fëmijë të tjerë në të ardhmen. Rreth 82% e femrave që kanë 2 fëmijë nuk duan të presin një tjetër.
Norma e lindjeve nga nënat adoleshente ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit në SHBA.
Burimi: Daily Mail


