Gratë shtatzëna, ja si të parandalojnë të përzierat!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

te vjellaGati 90 për qind e të gjitha grave shtatzëna kanë të përziera gjatë shtatzënisë dhe një e katërta edhe të vjella. Një numër shumë i vogël i grave përjetojnë një formë më të rëndë të sëmundjes së mëngjesit e quajtur “hyperemesis gravidarum”, e cila me raste mund të jetë aq intensive saqë të çon në dehidratim dhe shtrimin në spital. Kjo ndodh në rreth 0,3 për qind të shtatzanive.

Interesante është se sëmundja e mëngjesit është më shumë e zakonshme tek gratë që do të lindin vajza. Gjithashtu ka më shumë gjasa të përjetoni nëse keni binjakë, ose në qoftë se keni të bëni me shtatzëninë e parë. Quhet ‘sëmundja e mëngjesit” por të përzierat ose të vjellat mund të shfaqen dhe gjatë ditës apo në darkë.

Ja disa këshilla të vlefshme të cilat mund t’ju vijnë shumë në ndihmë për ët parandaluar të përzierat gjatë periudhës së shtatzënisë:

Flini mirë. Nuk asnjë dyshim se lodhja mund të bëjë të përzierat më të forta, prandaj sigurohuni të shkoni në shtrat herët dhe të flini mjaftueshëm.

Shmangni ushqime me erë të fortë. Disa gra thonë se më mirë të hahet ushqim i ftohtë të tilla si sallata në vend të ngrënies së ushqimeve të nxehta, pasi ka më pak erë për të shkaktuar të përziera.

Vishuni lehtë. Mundohuni të vishni rroba të lirshme, veshje të rehatshme që nuk ju ngushtojnë barkun.

Mos pini duhan. Edhe nëse keni menduar se mund ta vazhdoni të pini ndonjë cigare gjatë shtatzanisë duhet të dini se pirja e duhanit rrit rrezikun e të përzierave.

Pini sa më shuëmë ujë. Sigurohuni të pini aq sa duhet ujë për të shmangur dehidratimin. Fusni disa copa akull në gotën me ujë që të mos ju japë ndjesinë e vjelljes sërisht.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale