Grejpfrut dhe banane kundër sëmundjes së mushkërive

Ngrënia e grejpfrutit, bananeve, peshkut dhe djathit mund t’i ndihmojë pacientët që vuajnë nga problemet e mushkërive në Britani, shprehen shkencëtarët.

banane ushqimKërkimet treguan një lidhje direkte mes ushqimit dhe përmirësimit të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike bllokuese të mushkërive.

Shkencëtarë nga Amerika dhe Evropa përdorën një dietë për 2167 pacientë me këtë sëmundje për një periudhë 3-vjeçare. Ata që ushqesheshin me produktet e mësipërme brenda 24 orëve treguan një përmirësim në funksionimin e mushkërive dhe në qelizat e bardha të gjakut.

Udhëheqja e studimit, dr. Corrine Hanson, tha se pacientëve tashmë do t’u ofrohen konsulencë ushqimore si pjesë e trajtimit të tyre.

Kjo sëmundje prek shumë persona, por shumë prej tyre e anashkalojnë duke e cilësuar si “kolla e duhanit”. Ajo ndikon tek njerëzit mbi 35 vjeç, megjithëse shumë njerëz nuk diagnostikohen deri tek të 50-at./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?