Greqia ndalon dhurimin e gjakut në 12 qytete, shkak përhapja e malaries

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Në 12 rrethe të Greqisë është ndaluar dhurimi i gjakut për shkak të përhapjes së sëmundjes së malaries, raportojnë mediat lokale. Në këto vende janë regjistruar 65 raste të reja me malarie, ku personat janë infektuar në nënkontinentin indian dhe vendet afrikane.malarie

Zonat e prekura shtrihen nga Peloponezi deri në Selanik. Rastet më të rënda të malaries në Greqi janë regjistruar katër vite më parë.

Por shkurtimet në buxhet për luftimin e mushkonjës që përhap malarien, janë bërë shkaku që sëmundja të riaktivizohej sërish.

Nga shkaktohet kjo sëmundje?

Malaria shkaktohet nga një parazit i quajtur “plasmodium”, i cili fillimisht fshihet në mëlçi dhe më pas shkon në enët e gjakut dhe infekton qelizat e kuqe të gjakut, që transmetojnë oksigjenin në të gjithë trupin. Ky parazit fillon të shumohet dhe të përhapet në qelizat e kuqe të gjakut çdo 48-72 orë, duke shkaktuar kështu temperaturë, ethe, djersitje.

Parazitët përhapen nga një person tek tjetri nga pickimi i mushkonjave.

Qendra greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se vetëm prej mesit të muajit gusht në Greqi janë zbuluar 65 raste të malaries në krahasim me 85 gjatë gjithë vitit të kaluar.

  • 4 raste janë infektuar brenda në Greqi
  • 50 raste janë shënuar nga emigrantët e ardhur nga nënkontinenti indian ose shtetet afrikane
  • 11 raste nga turistët e kthyer nga shtetet e prekur me malarie.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?