Greta Koçi: S’do ta ndaloj kurrë këngën

Për çdo njeri muzika është ilaç për shpirtin. Në politikë të duhet sërish masa, publiku, për të të mbështetur në bindjet që ke, në idealet e tua, për të të besuar, për të të votuar

Denisa Canameti

Të gjithë e duan Greta Koçin si këngëtare. Megjithatë, jo më pak e vlerësuar është ajo edhe në politikë. Një vajzë që ka shfaqur talent që në moshë shumë të re. Dhjetëra intervista dhe dalje të sajat nëpër media. Tepër e kërkuar nëpër koncerte. E angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të të rinjve. Politika nuk ka ndryshuar aspak profilin e saj pozitiv si këngëtare.

Greta Koci 1E ëmbël, e bukur dhe e natyrshme. Mikpritëse ndaj gazetarëve që janë gjithmonë të interesuar të dinë se çfarë ndodh me Gretën, cilat janë projektet e saj më të afërta.

Edhe pse sot tregu muzikor është i mbingarkuar nga artistë e pseudoartistë, Greta mban vend e saj duke u bërë kështu shembulli i besimit që talenti dhe aftësitë i qëndrojnë çdo kohe.

Në një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+”, Greta tregon një anë tjetër që njerëzit shumë pak e njohin. Marrëdhënien me mjekun, me dentistin, marrëdhënien me spitalet. Ajo evidenton edhe disa problematika të spitaleve tona dhe sistemit tonë shëndetësor në përgjithësi.

Greta, sa vlen për ty shprehja “shëndeti mbi të gjitha”?

Shumë e vërtetë. Nëse ke shëndetin, ke gjithçka. Asgjë s’ka më tepër rëndësi se shëndeti për njeriun

Kur s’të zë gjumi preferon një libër, televizorin apo rrjetet sociale?

Televizorin ose një libër.

Ç’kanë të përbashkët dhe të veçantë arti dhe politika?

Kanë publikun. Në muzikë ke një masë të madhe njerëzish që të duan për artin tënd, pa interesa, pa ngjyrime politike. Për çdo njeri muzika është ilaç për shpirtin. Në politikë të duhet sërish masa, publiku, për të të mbështetur në bindjet që ke, në idealet e tua, për të të besuar, për të të votuar. Mua më ka ndihmuar shumë muzika dhe arti për të ecur edhe në rrugëtimin tim politik, pasi të gjithë ata që më duan si artiste, më kanë përkrahur dhe mbështetur edhe në angazhimin tim politik.

Puna-shëndeti-familja… Cila ka më shumë rëndësi për ty dhe si arrin t’i menaxhosh të gjitha?

Të tria janë të rëndësishme. Familja është gjithçka në jetën time, shëndeti po ashtu. Puna dhe karriera kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Mundohem t’i menaxhoj më së miri. Shëndeti dhe familja më japin forcë  për të përballuar një karrierë plot intensitet dhe përgjegjësi.

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?

Nuk mund të veçoj dhurata. Kam marrë shumë dhe gjithsecila ka pasur veçantinë e saj.

Greta Koci Behar MeraÇfarë do të thotë për një vajzë të re të bëjë karrierë në një vend si Shqipëria? E konsideroni veten me fat apo gjithçka është produkt i punës dhe përpjekjeve?

Pa diskutim që talenti dhe veshi muzikor janë dhuratë nga Zoti. Por më pas është puna shumë e madhe që më është dashur të bëj gjithë këto vite për të arritur këtu ku jam sot. Asgjë nuk mund të arrish pa punuar dhe pa u lodhur.

Edhe pse jo shumë prezente me klipe dhe dalje në koncerte, njerëzit të duan njësoj dhe të vlerësojnë njësoj, çfarë mendoni se vlerësojnë njerëzit më shumë tek Greta?

Faleminderit për fjalët e mira J Unë jam aktive nëpër koncerte, nuk është se kam ndaluar. Megjithatë, prapë nuk mund të them se jam si para 4 vitesh. Unë kurrë nuk do të ndalem së bëri muzikë. Jam ndjerë vërtet mirë kur publiku më ka duartrokitur prapë me aq zemër, edhe pse unë nuk kam qenë aq afër tyre si më parë. Unë mendoj se fakti që sërish më duan kaq fort, është për shkak të konsolidimit tim tashmë si artiste. Njerëzit janë mësuar me zërin tim dhe me muzikën time.

Thonë se politika është e ashpër, se duhet të kesh karakter të fortë që ta përballosh luftën politike, çfarë mund të thotë Greta për karaterin e saj?

Politika është dinamike, është e ashpër. Gjithsesi, është një rrugë mjaft e bukur ku ia vlen të provosh vetveten, aftësitë e tua. Unë mendoj se edhe politika do shpirt. Duhet ta duash nëse vendos të merresh me të. Duhet karakter ideal dhe besnikëri ndaj kauzës, vetvetes dhe të tjerëve. Politika është si një rrjedhë lumi që të merr me vete dhe nuk kthehesh dot më pas.

Ç’ndodh kur stresohesh?

Kur stresohem dua nja 15 minuta pushim, qetësi totale. Më pas e mbledh veten dhe nis punën. Edhe po të dua të pushoj më shumë, për shkak të ngarkesës dhe stresit e kam të pamundur.

Çfarë do të të bënte ta urreje një njeri?

Unë si person nuk e kam të kultivuar këtë shqisë. Unë nuk urrej. Thjesht bëj diferencën në njerëz me karakter dhe personalitet dhe ata që nuk i kanë këto të dyja.

Cila është marrëdhënia me mjekun? A kryeni vizita mjekësore “ashtu kot”?

Nuk para sëmurem, jam e çuditshme madje J . Falë Zotit nuk kam pasur kurrë probleme, por nuk mund të them se nuk kam shkuar kurrë të konsultohem me mjekun. Ka ndodhur rrallë për fat të keq, sepse shqetësime s’kam pasur, por mbi të gjitha ngarkesa ime në punë është e madhe

Greta KociPo me dentistin ç’marrëdhënie ke?

Të mira 🙂

Formën e shkëlqyer fizike ia dedikon genit apo është përkujdesje intensive dhe e vazhdueshme?

Jo, nuk ka të bëjë me genin në rastin tim, por përpiqem të bëj kujdes sa i takon fizikut. Jam e kujdesshme në të ushyqer, kjo më bën që të ruaj një peshë konstante.

Së fundmi vihet re edhe tek meshkujt prirja drejt kirurgjisë estetike apo “modifikimeve” në pamjen e jashtme. Ti si mendon?

Nuk jam kundra në rastet kur është e nevojshme për të kryer një ndërhyrje.

Çfarë mendimi ke për spitalet shtetërore? (Duke u nisur edhe nga fakti që qëndrove prej disa ditësh në ambientet e SUT-së)

Kemi probleme të theksuara në këtë sektor. Ka shumë gjëra për t’u ndryshuar. Shërbimi dhe higjiena në spitalet e vendit tonë. Vdesin njerëzit se nuk mbërrin ambulancë në kohë apo nuk kanë ku marrin ndihmën e parë se nuk kanë ku të shtrihen, nuk ka krevate, nuk ka ilaçe. Higjiena fatkeqësisht mungon.

Një mesazh për lexuesit e “Shëndet+”.

Do doja të përshëndes të gjithë lexuesit tuaj. T’i uroj sa më shumë shëndet dhe mbarësi në jetën e tyre.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!