Gripi i derrit edhe në Durrës

Në qytetin e Durrësit janë shënuar dy raste me gripin AH1N1. Shefi i pavionit të Infektivit në Durrës, Izet Aliu shprehet se njëri nga pacientët u largua për në banesë, pasi gjendja u stabilizua, ndërsa rasti i dytë ndodhet në terapi intensive.

Ai ka tre ditë që është shtruar në spital. I moshuari ka edhe sëmundje shoqëruese. Shefi i pavionit tha gjithashtu, se janë regjistruar edhe katër raste me fruth, të cilët ndodhen jashtë rrezikut pas vaksinimit.

Në Vlorë pak ditë më parë u raportua se ishin tetë persona të prekur me AH1N1, njëri prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që në Tiranë në javën e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, dy nga Elbasani, një nga Gramshi dhe një nga Lushnja

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet