Gripi i shpendëve tek njerëzit! Ekspertët: Virusi H5N1 ka potencialin të prekë njerëzit, por deri tani nuk ka të infektuar

Gripi i shpendëve H5N1  nuk prek vetëm shpendët por edhe njerëzit, për këtë arsye stabilimentet e pularive duhet të marrin masa të larta biosiguriri për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, i cili në USA mori dhe dy jetë njerëzish.

“Gripi H5N1 është një nga llojet e gripeve që ka potencialin më të madh që mund të preki njerëzit. Por në kontinetin europian nuk kemi asnjë të infektuar, kjo do të thotë që gjasat q ëtë infektohesh janë të pakta“-shprehet Kujtim Mersini, mjek veterinar.

Ky grip shpendësh prej katër ditësh tashme ka prekur edhe pularitë e vendit, të cilave u kanë shkaktuar jo pak dëme ekonomike.

Ministria e Bujqësisë duhet të kujdeset që të asgjësojë jo vetëm pulat e infektuara me H5N1 , por edhe vezët. Për të qenë sa më të sigurtë përvec intitucioneve edhe konsumatori duhet të marë masa për të parandaluar infektimin.

“Por rreziku minimizohet  në mënyrën se si gatuhet  pra që do të thotë  kushte të mira higjenike dhe trajtimi termike pra përgatitja me temperatura të larta që do bëjë asgjësimin e viruseve. “

Rastet e lopëve të infektuara me grip shpëndësh në USA, tregojnë që shtami H5N1 ka pontecial të transmetohet nga shpendët tek gjitarët, mjeku veterinar Kujtim Mersini thonë nëse  stallat e vendit tonë do të prekeshin nga ky kjo do të ishte fatale për ekonominë blegtoriale.

“Është monitorimi dhe survercja e përforcuar veterinare në sensin e stabilimenteve të gjedhit, derrit sepse derri shërben si një vend që viruset përzihen dhe bëhet më pas dhe shpërndarja e gripimit. Pra nuk duhet të monitorojmë vetëm shpendët, por edhe gjitarët që të bëjmë të mundur parandalimin e infekitmi nga shpendët tek gjitarët. “

Gripi i shpendëve në vendin tonë afërsisht ka 5 muaj që është shfaqur, si fillim u prekën shpendët e egër, ato të oborrit e tashme edhe në pulari.

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026