Gripi/ Ja qendrat shëndetësore në gadishmëri 24 orë

Gripi ka nisur të qarkullojë edhe në Shqipëri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, raportohen 11 mijë persona në javë me infeksione respiratore. Me rritjen e rasteve të gripit është rritur dhe fluksi i pacientëve në QSUT. Në mënyrë që kjo situatë të gjejë zgjidhje është bërë hapja e pikave 24 orë për shërbimet pediatrike.

“Hapja e pikave 24 orë për shërbimet pediatrike është shumë e rëndësishme, sepse kemi pasur ankesa të prindërve që QSUT është e ngarkuar. Ne duhet t’u përgjigjemi shqetësimeve të komunitetit në kohë. Plani që është bërë për të vijuar shërbimin 24 orë për rastet pediatrike mundëson uljen e fluksit në QSUT, duke bërë që prindërit dhe fëmijët e tyre të marrin shërbimin e duhur.

Kemi marrë masat që barnat dhe materialet mjekësore të mos mungojnë dhe shërbimi mund të merret fare mirë në qendrat 24 orëshe për urgjencat pediatrike. Ndërkohë kemi lehtësuar qytetarët dhe mjekët, duke eleminuar burokracitë për kartën e shëndetit, e cila tashmë aksesohet online.” u shpreh ministrja Manastirlliu gjatë një vizite në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë .

Qendrat që janë në gadishmëri 24/7 janë:

Qendrën shëndetësore nr.10 tek Oxhaku

Qendrën shëndetësore nr. 8 në ish-Bllok

Qendrën shëndetësore nr. 7 në Laprakë

Qendra shëndetësore Kombinat

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni