“Gripi, njerëzit janë të papërgjegjshëm”

Pëllumb Pipero deklaron se këtë vit virusi AH1N1 është edhe më agresiv sesa vitet e tjera dhe se janë në qarkullim 4 viruse të ndryshme. Gjithsesi, për situatën ai fajëson më shumë njerëzit

Bisedoi: Aishe Thartori

Numri i rasteve të personave të prekur me virus të gripit AH1N1 shkon afërsisht 60, ndër të cilët 10 po marrin kujdes shëndetësor pranë Spitalit Infektiv në QSUT, Tiranë. Ndonëse “vala”  e gripit ka filluar 2 javët e fundit të muajit shkurt, sipas mjekut infeksionit në këtë pavion Pëllumb Pipero numri i rasteve me grip të tipit AH1N1 do të vijë duke u shtuar përgjatë muajit mars.

“Aktualisht situata e gripit në Shqipëri është e “qetë” . Epidemia është në zhvillim e sipër, ajo ka filluar dy javët e fundit të shkurtit dhe ka një tendencë në rritje, çka do të thotë që numri i rasteve me grip të tipit AH1N1 do të vijë duke u shtuar. Mendoj që kjo fazë e epidemisë së gripit do të vazhdojë deri nga java e dytë e marsit dhe më pas kurba e epidemisë do të pësojë rënie. Këta janë treguesit epidemiologjik të cilët na orientojnë për të dhënë një mendim nga ana profesionale, gjithsesi kjo mbetet për t’u provuar më tej”, thotë Pipero.

Sipas tij, karakteristikat e përgjithshme të gripit të sivjetshëm është qarkullimi i përkohshëm i disa viruseve së bashku.

“Jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon e ndoshta edhe më gjerë, qarkullojnë njëkohësisht katër viruse të gripit nga të cilët 2 janë të grupit A dhe 2 janë të grupit B, dhe midis atyre të grupit A do të përmendja virusin e gripit pandemik të tre apo katër viteve të shkuara AH1N1 krahas së cilit qarkullon dhe AH3N2”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?