Për gazetën “Shëndet+”, mjekja infeksioniste Imelda Zeqo
Vë theksin te rëndësia e bërjes së vaksinës kundër gripit. Është një vaksinë që qarkullon dhe unë do t’i rekomandoja pacientët që jemi në periudhën e duhur për ta aplikuar. Në mënyrë të veçantë iu rekomandohet personave që janë të sëmurë kronikë dhe që kanë imunitet të dobët, ndërsa pjesa tjetër është me dëshirë. Edhe ata persona të cilët vitin e kaluar viroza u ka zgjatur
shumë dhe i ka rënduar, kanë pasur komplikacione, të vaksinohen për ta parandaluar në kohë virozën.
A janë të interesuar qytetarët për bërjen e vaksinës?
Kam vënë re që nuk kanë interes për bërjen e vaksinës. Kjo bëhet në qendrat shëndetësore dhe gjendet në çdo farmaci. Mbaj mend që në periudhën që flitej për gripin e derrit, qytetarët kishin shumë interes dhe vinin e pyesnin për vaksinën, e blinin dhe vinin me të në dorë.
Kurse tani nuk po e shohim më një gjë të tillë. Grupet e rrezikuara duhet të interesohen që të shmangin komplikacionet.
Si janë pacientët? Pacientët janë dhe pak të padurueshëm. Do të thotë se nuk kujdesen pak ditë për veten sa ta kalojnë virozën, por menjëherë kërkojnë medikamente, antibiotikë. Ndërkohë, mund të rrinë në shtëpi, të ushqehen, të pinë çaj, ndonjë paracetamol dhe viroza kalon. Nëse ka komplikacione, i drejtohen mjekut. Por është dhe mania e disa farmacistëve në mes, që duan të shesin ilaçet.


